Transmetuar më 03-07-2013, 00:48

Një ligj i ri për të frenuar plagën e vjetër të braktisjes së prindërve. I cili parashikon ndalimin në mënyrë urgjente të lënies pas dore të babait dhe nënës. Dhe nëse nuk e respekton këtë ligj, nis e paguan gjoba por shkon edhe direkt e në burg. Kjo është risia më e fundit që mbërrin nga Kina, vendi i cili duket se ka vendosur të vërë rregulla për jetën familjare, duke nisur së pari nga respektimi i prindërve. I titulluar "Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të njerëzve të moshuar", ligji i ri parashikon detyrimin për fëmijët që t’i vizitojnë prindërit e tyre më shpesh dhe madje, t’u jepet  leje punëtorëve, 20 ditë në vit, për të vizituar prindërit e tyre të moshuar që jetojnë larg.

Për të mos lënë mënjanë as ndalimin e akteve të dhunës në familje. Kujtojmë sakaq, se të moshuarit në Republikën Popullore të Kinës, aktualisht janë 185 milionë të tillë, ose 13.7% e popullsisë totale.

Një nga hartuesit e ligjit për mbrojtjen e prindërve të moshuar, profesor Xiao Jinming nga Universiteti Shandong, ka pohuar se kjo është kryesisht një mënyrë për të theksuar të drejtën e të moshuarve për të kërkuar mbështetje emocionale.

“Ky ligj zbulon tragjedinë e brezit tonë", përfundon ai. e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit