Transmetuar më 02-07-2013, 23:51

Nuk janë vetëm meshkujt të prirur për tradhti. Por edhe femrat. Sidomos ato që kanë shumë ndikim në vendin e tyre të punës dhe kanë një status social të lartë.

Studimi i kësaj dukurie është bërë shkak i një studimi të kryer në Holandë, nga Universiteti Tilburg dhe është drejtuar nga psikologu Joris Lammers. Sipas të cilit, sa më shumë karrierë bën një femër, aq më e pritur është t’u drejtohet lidhjeve jashtëmartesore.

"Meshkujt besojnë se sa më të fuqishëm të jenë apo me pushtet, aq më të lehtë e kanë për t’i mashtruar njerëzit, – thotë Lammers, – por në qoftë se ky person është një femër, kjo nuk ka asnjë ndryshim në lidhje me sjelljen që ajo shfaq ndaj tradhtisë”.

Studimi përfundon sakaq me citimin e faktit se vetëbesimi i femrës rritet hap pas hapi, së bashku me ambicien dhe  pozitën e saj shoqërore. Duke ndikuar kështu, në rënien e pragut të saj të moralit.

"Sot, femrat lidere, po shihen gjithnjë si homologët e tyre meshkuj, – konkludon Lammers, – dhe kjo mund të çojë në adoptimin prej tyre të sjelljeve negative, të tilla si tradhtia, të cilat deri më tani ishin menduar si një monopol vetëm i meshkujve". e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit