Transmetuar më 02-07-2013, 23:26

Një problem i madh për njerëzit e kohëve të sotme, mbetet padyshim stresi kronik. Duke qenë vazhdimisht nën stres, veçanërisht burrat, paraqitet mundësia, që kjo situatë t’u transmetohet edhe fëmijëve të tyre të ardhshëm. Të cilët, në ADN-në e tyre do të kenë edhe ankthin, edhe depresionin.

Po si? Nëpërmjet spermatozoidëve. Këtë e ka konfirmuar së fundmi një studim i bërë nga hulumtuesit në Universitetin e Pensilvanisë (Shtetet e Bashkuara të Amerikës), dhe i botuar në revistën shkencore "Journal of Neuroscience".

Sipas këtij studimi, çrregullime psikologjike të tilla si ankthi dhe depresioni, transmetohen nga etërit tek bijtë e tyre në mënyrë të natyrshme, gjenetike. Ndaj këshilla më e mirë për kandidatët për prindër dhe ata që kanë sjellë fëmijë në jetë është: Zhdukeni stresin nga përditshmëria juaj, fëmija është më i rëndësishëm! e.t/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit