

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, pozicionimi i një qendre me presion të lartë atmosferik në Ballkanin lindor do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalime vranësirash në zonat malore të vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior dhe juglindor. Për sa i përket pjesës tjetër të vendit do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshim gjatë vlerave minimale, ndërsa sërish rritje e temperaturave parashikohet në vlerat maksimale të ditës.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor- jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të jetë 1 ballë.
Europa
Europa veriore dhe verilindore do të ndodhen në kushte të paqëndrueshme të motit. Vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, kjo për shkak të vendosjes së një qendre me presion të ulët atmosferik mbi këto rajone.
Konkretisht Norvegjia, Finlanda dhe Rusia do të përjetojnë sasi të konsiderueshme të shirave. Po ashtu, me vranësira dhe shira paraqiten ishujt Britanike dhe Europa Qendrore.
Por Europa jugperëndimore, vendet mesdhetare dhe Europa Juglindore do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





