Transmetuar më 02-07-2013, 17:44

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, bëri thirrje pak minuta më parë, që kandidatët për postin e kryetarit të ri të PD, të mos përdorin pushtetin partiak, publik e administrativ që mund të kenë, në mbështetje apo lobim te një kandidati te veçantë.

Përmes një mesazhi të bërë publik, kryetari në detyrë i PD, shprehet:

“Mesazh për te gjuhe drejtuesit e Partisë Demokratike, nga kryetare seksioni deri ne anetare te Kryesisë se PD dhe per te gjithë anëtarët e PD qe punojnë ose mbajnë funksione drejtuese ne te gjitha nivelet e qeverisjes sonë qendrore ose vendore: Gara per kryetarin e PD nisi sot me shpalljen e kandidaturës se pare. Ajo është e hapur për çdo anëtar dhe anëtare te PD qe dëshiron te konkurroje për lider te Partisë Demokratike. Diten e enjte kryesia e PD do te mblidhet për vlerësimin dhe shprehjen e mbështetjes se saj për kandidatin apo kandidaturat qe mendon se meritojnë te mbështeten prej saj zyrtarisht. Kjo nuk do te thotë se jashtë mbështetjes se Kryesisë se PD anëtar apo anëtarë te PD mund te pengohen dhe nuk mund te konkurrojnë per kryetar te Partisë Demokratike. Dallimi i vetëm është se ata nuk do jene kandidatura zyrtare te Kryesisë se PD. Unë dhashë dorëheqjen nga detyra e kryetarit te PD dhe nuk bëra asnjë rekomandim per person te veçante për zëvendësimin tim. Po kështu me kryesine e PD vendosem qe ne zgjedhjen e kryetarit te ri pushteti te kaloje tërësisht tek anëtarët e PD dhe vota e tyre duke mos bere asnje rekomandim per asnjë person te veçante por dhe duke mos penguar asnjeri te marre pjese ne kete gare. Prandaj ne respekt te pushtetit te votës se çdo anëtari te PD kerkoj qe askush te mos perdore pushtetin partiak, publik administrativ qe ka ne mbështetje apo lobim te nje kandidati te veçante. Pra asnje drejtues ne asnje nivel partiak apo qeverisës te mos prononcohet publikisht apo jo publikisht per shkak te postit qe ka ne mbështetje te një kandidati te caktuar. Ne kete proces çdonjeri prej nesh ka vetem nje vote. Por çdo drejtues ne çdo nivel partiak apo ne qeverisje ka te drejte te loboje publikisht per kandidatin e preferuar ose te bashkohet me stafin e tij vetëm pasi ai ose ajo te kete dhene doreheqjen nga funksioni partiak apo publik qeverises qe mban. Ju ftojme te shnderrojme kete proces ne nje proces dinjitoz te PD per nje fillim te ri te fuqishem te saj”, – përfundon mesazhi i z.Berisha. /a.bnoa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit