

Mjaftojnë dy cigare dhe dy orë diell në ditë, që brenda një viti të rritet rreziku i plakjes 11 herë në raport me situatat normale.
Ndërsa ata që tymosin një paketë cigare në ditë, i shtojnë vetes dhjetë vite rrudha.
Ky fakt siç raporton Noa.al tregohet në një studim të publikuar në numrin e fundit të Cosmetic & Toiletries Science Applied.
Howard Maibach, dermatolog pranë University of California School of medicine në San Francisco, deklaroi se numri i cigareve të pira është i barabartë me shtim të ndjeshëm të rrudhave në fytyrë, duke e shkatërruar atë.
“Smoking face” përfshin jo vetëm rrudhat në fytyrë por edhe në pjesën tjetër të trupit, pasi nikotina redukton ndjeshëm nivelin e oksigjenit në organizëm, duke dëmtuar qelizat dhe çon në degradimin e kolagjenit.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





