Transmetuar më 02-07-2013, 16:14

Fitorja e tij në “Arab Idol” i habiti paksa të gjithë, por 22 vjeçari palestinez Mohammed Assaf u kthye në simbol shprese, për mediat dhe jo vetëm, për shkak të lobimit për paqen në Lindjen e Mesme.

Mohammed u prit nga Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, por gjatë takimit, këngëtari e puthi në ballë, duke kapërcyer çdo parashikim.

Një xhest ky mëse i thjeshtë dhe jashtë protokollit, i cili nuk ndodh gjithmonë dhe që ngjalli simpatinë e mijëra njerëzve, duke e komentuar fotografine dhe momentin, si “puthja e ndaluar”.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit