Transmetuar më 02-07-2013, 14:18

Fier, 2 korrik 2013, NOA.al- Policia e Fierit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar prej një dënimi që rëndonte ndaj tij.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se i ndaluari është Nuredin Shaliajni 50 vjeç, i cili u vu në pranga në sajë të hetimeve intensive që çuan në kapjen e tij.

Mësohet se 50 vjeçari ishte dënuar në Itali me 10 vjet burg për trafik droge, por për ti shpëtuar dënimit ishte kthyer në atdhe, me synim humbjen e gjurmëve.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi të tij drejt Italisë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit