
Të dhënat po ngarkohen...

Bulqizë, 2 korrik 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, pranë vendit të quajtur “Ura e Qytetit”.
Një makinë ka përplasur furishëm një motorr, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se të dëmtuarit u nisën me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hedhjen dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, duke mbledhur prova dhe dëshmi.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
