

Shkup, 2 korrik 2013, NOA.al- Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski sot në Pekin realizoi takim me presidentin e Republikës Popullore të Kinës Xhiping Si, ku të dy bashkëbiseduesit i kanë përshëndetur marrëdhëniet miqësore të cilat ekzistojnë mes dy shteteve në çdo nivel të bashkëpunimit bilateral.
Në takim, ashtu siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë në Shkup, u konstatua se marrëdhëniet e ndërsjella në vazhdimësi shënojnë rritje dhe zhvillohen në frymën e miqësisë, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe shkallës së lartë të besimit.
Kryeministri Gruevski theksoi se në bashkëpunimin me Republikën Popullore të Kinës, Shkupi e sheh mundësi për partneritet strategjik, veçanërisht në fushën e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, këmbimit tregtar dhe bashkëpunimi në fushën e investimeve.
Bashkëbiseduesit konkluduan se fushat ku mund të shënohet bashkëpunim është infrastruktura dhe ndërtimtaria, energjetika dhe mjekësia.
Kryeministri i Maqedonisë e ka njoftuar presidentin kinez Xhiping Si, me reformat të cilat zbatohen në Maqedoni, si dhe me masat të cilat i ndërmerr Qeveria në kontekst të tërheqjes së investimeve dhe risitë e shumta për udhëheqje të biznesit. Megjithatë ka theksuar se Maqedonia është e hapur me kapacitet të plotë për iniciativën e qeverisë kineze për bashkëpunim më të ngushtë në ekonomi mes RP të Kinës dhe vendet nga Evropa lindore dhe juglindore.
Kryeministri Gruevski e ka riafirmuar opsionin e volitshëm të hapur të Qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e zonave zhvillimore teknologjike industriale të dedikuar vetëm për kompanitë kineze.
“Me presidentin e Kinës kemi biseduar edhe për punë tjera. Edhe njëherë e riafirmuam ofertën tonë të mëparshme për hapjen e zonës speciale për kompanitë kineze në Republikën e Maqedonisë. Këtu ende ekziston interes për atë, kuptohet janë të nevojshme analiza të reja sepse bëhet fjalë për qeverisje të re, president të ri, kryeministër të ri, ndryshim komplet të udhëheqjes në Kinë dhe shpresoj se në të ardhmen do të ketë interes për investime nga ana e kompanive kineze në Maqedoni”, theksoi Gruevski.
Presidenti Xhiping Si, ka shprehur falënderim për vizitën dhe potencoi se Kina mbetet mik i mirë dhe partner i Republikës së Maqedonisë. Sakaq theksoi se pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë në konferencën për bashkëpunim mes Kinës dhe vendet nga Evropa lindore dhe qendrore tregon se ekziston proces në përparimin e përhershëm të relacioneve mes dy shteteve, fakt të cilin Kina e vlerëson.n.p/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





