
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, Noa.al – Automjeti i një punonjësi të bashkisë së Tiranës është hedhur në erë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Demi” pak metra larg shkollës “Kushtrimi i Lirisë” ku një sasi eksplozivi ishte vendosur në mjetin tip “Volkswagen” me targë TR 4077 L, që ishte në pronësi të shtetasit Altin Zerani.
Nuk dihen cilat janë shkaqet e shpërthimit, ndërsa policia në vendngjarje nisi hetimet për identifikimin e autorëve.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
