

Përmet, Noa.al – (update) Konflikti për marrjen e pasagjerit ka degjeneruar në sherr me thika mes dy taksistësh në në kryqëzimin e Qytetit Këlcyrë.
Një 15 vjeçar mbeti i plagosur nga shtetasi Sazan Zoto, pas një konflikti me babain e adoleshentit që kërkonte të hipte në taksinë e vet një pasagjer të ofruar në vendqëndrim, bën të ditur Noa.al.
Zoto, 35 vjeç pas një sherri me sende të forta me një taksist tjetër, Gjergji Kanani për punë pasagjerësh, ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur dy herë në brinjë shtetasin R.K, 15 vjec, djali i taksistit tjetër që ishte përfshirë në sherr.
Adoleshenti është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sazan Zoto kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Kallashnikov, një karikatore, 80 copë fishekë kallashnikovi si dhe një shandan mbajtës qirinjsh i vjedhur në kisha.
Tashmë mbi të arrestuarin rëndojnë akuza per disa vepra penale, ajo “Tentativë për vrasje”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe të “Vjedhjes”. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





