

Përdorimi i vajit të ullirit edhe në gatim është një shpenzim i kotë i parave tuaja. Ky përbërës kaq i çmuar i cili ka kosto më të lartë se vajërat e tjerë, si ai i lulediellit për gatim, ose i misrit, përmban më shumë antioksidantë që i bëjnë mirë shëndetit si dhe përbërës bioaktivë, falë të cilave shmanget rreziku ndaj tumoreve dhe të tjera sëmundjeve të rrezikshme.
Por sipas një studimi ka rezultuar se nëse gatuhet, vaji i ullirit i humbet të gjitha cilësitë e tij që e bëjnë të ndryshëm nga të tjerët sa i përket vetive kurative.
Sipas studiuesve, në çdo lloj gatimi në temperatura të larta, vihet re humbja e cilësive të vajit të ullirit.
Për këtë arsye studiuesit kanë dalë në përfundimin se një zgjedhje më ekonomike është për ju përdorimi i vajit të lulediellit ose misrit, duke qenë se vaji i ullirit humbet përbërësit e tij gjatë gatimit në soba apo furra. /a.h/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





