Transmetuar më 01-07-2013, 21:28

Zgjidhja më e shpejtë që na shkon ndërmend për të larguar erën e rëndë të duhanit është me siguri blerja e aromatizuesve specifikë për shtëpinë që kanë aftësinë për të larguar erën e rëndë të tij.

Por kujdes, edhe pse është një zgjidhje e thjeshtë dhe e shpejtë, mund të rezultojë më pak e shëndetshme sepse duke qenë se këto aromatizues përmbajnë substanca kimike që mund të provokojnë alergji apo reagime të ndryshme sidomos te fëmijët.

Përkundër tyre mund të përgatisni vetë një spray-antiduhan duke përzier me uthull dhe dy pika vaj ekualipti. Rezultati është i ngjashëm me aromatizuesin industrial por pa asnjë rrezik për shëndetin.

E nëse nuk arrini të keni materialin e duhur për të përgatitur këtë përzierje, një tjetër zgjidhje qëndron edhe të vendosni pranë ngrohësit një copë bukë të lyer në uthull dhe ujë; kur të ndizni ngohësin apo kaloriferin, buka duke u tharë nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të thithë erën e duhanit.

Nëse kjo zgjidhje është e mirë për dimrin, në verë mund të vendosni në një cep të dhomës një enë të ndarë në dy pjesë në njërën anë vendsni ujë dhe në tjetrën uthull, do të shihni që rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme!

Të tjera zgjidhje natyrale kundër erës së duhanit nga dhomat janë:

Digjni sheqer në një enë

Digjni lëkurë portokalli të tharë

Vendosni sodë në tavëll. Kjo e fundit është goxha efektive. Mjafton të vendosni një lugë sodë buke tek tavlla e duhanit ku shkundni dhe fikni cigaren dhe ajo ka veti të thithjes së erës së pakëndshme të duhanit.

Dhe nëse nuk keni sodë buke, ka edhe një tjetër zgjidhje. Merrni një pecetë letre dhe vendoseni brenda tavllës së duhanit. Mbi të hidhni ujë sa peceta të njomet plotësisht. Edhe kjo do ta eliminojë erën e duhanit.

a.h/noa/al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit