Transmetuar më 01-07-2013, 20:06

Këngëtarja e mirënjohur Avril Lavigne është martuar me partnerin e deritashëm të saj, Chad Kroeger, vokalist i grupit Nickelback.

Martesa e tyre është bërë në jug të Francës, ndërsa nuk dihet shumë për të ftuarit dhe as për përmasat e kësaj ceremonie.

Menaxheri i Lavigne e konfirmoi lajmin, nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social Twitter, por nuk dha asnjë detaj për martesën. Mediat e huaja po përpiqen ende të rrëmojnë për detajet e altarit.

Avril dhe Chad u përfshinë në lidhje intime rreth një vit më parë, por duket se të sigurt për ndjenjat e tyre, ata vendosën të bashkohen në martesë pa pritur shumë kohë për ta ndarë mendjen. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit