Transmetuar më 01-07-2013, 17:46

Stresi këto kohë ka marrë përmasa gjithnjë në rritje ndaj dhe studiuesit po përpiqen të gjejnë sa më shumë mundësi për ta reduktuar e pse jo zhdukur atë.

Stresi duhet luftuar me çdo armë, ajo e ushqimit është më e thjeshta, dhe ndikon më mirë. Ekspertët shprehen se armiqtë e stresit mund të jenë disa ushqime, madje ca të tjerë mund ta eleminojnë fare atë.

Objektivi parashikon uljen e nivelit të kortizolit dhe adrenalinës, të njohur ndryshe si hormone të stresit, si dhe përftimi i serotoninës që lufton depresionin.

Portokalli i pasur me vitaminë C, ul nivelin e hormoneve të lidhura me stresin, e nga ana tjetër, mos harroni se përforcon edhe sistemin imunitar të çdo njeriu.

Fistikët janë të pasur me Omega 3 dhe kanë fuqi për të ulur kolesterolin. Ato ndihmojnë sistemin kardiovaskular e ndër të tjera luftojnë diabetin por mos harroni, zhdukin dhe stresin.

Bajamet janë të pasura me vitaminë E dhe B, të cilat forcojnë sistemin imunitar, ndërsa e bëjnë organizmin më rezistent ndaj stresit dhe depresionit, ndaj rekomandohet të merren 50 gramë në ditë.

Salmoni dhe toni: Pika e tyre e fortë është Omega 3 që ndihmon mbajtjen nën kontroll të stresit, si dhe forcon sistemin kardiovaskular dhe çrregullimet në humor. Rekomandohet të konsumohen dy herë në javë.

Çaji i zi, po ashtu është një tjetër element ndihmues që zhduk praninë e stresit, dhe na bën të ndjehemi më të lehtësuar.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit