

Thuajse shumica e femrave që mësojnë se kanë ngelur shtatzënë dhe përpara i pret një verë e nxehtë, i rrudhin pak buzët, pasi nuk dinë se si ta përballojnë dhe i druhen temperaturave të larta.
Mjekët japin një listë këshillash dhe rregullash për gratë shtatzëna për të shkuar në plazh.
Pushimet në det gjatë shtatzënisë nuk duhet të shikohen si problem apo sakrificë, apo më keq akoma si një rrezik. Mjafton të mbani nën kontroll disa sjellje të cilat i bëjnë pushimet sa më relaksuese.
-Mos u ekspozoni në diell në orët më të nxehta të ditës.
-Përdorni një mbrojtje totale për të evituar për shembull, shfaqjen e njollave në fytyrë të cilat rrezikojnë të mos zhduken më.
-Pini shumë ujë, deri në 2 litra në ditë.
-Shmangni pijet alkoolike dhe peshkun e gjallë, veçanërisht frutat e detit sepse rrezikoni hepatitin.
-Notoni qetësisht, i bënë mirë qarkullimit për këmbët.
-Përdorni vaktet e vogla, me në bazë fruta dhe perime, evitoni ato me shumë sheqer, si bananet, fiqtë, ananas, rrushin etj.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





