

Zagreb, 1 korrik 2013, NOA.al- Presidenti Bujar Nishani merr pjesё nё festimet e organizuara me rastin e hyrjes sё Kroacisё nё Bashkimin Europian.
I ftuar nga homologu kroat Ivo Josipoviç dhe kryeministri Zoran Milanoviç, Presidenti i Republikёs Bujar Nishani mori pjesё nё festimet e organizuara dje nё mbrёmje, nё Zagreb, me rastin e hyrjes sё Kroacisё nё Bashkimin Europian.
Presidenti Nishani, gjatё qёndrimit tё tij nё Zagreb, mori pjesё gjithashtu nё mёngjesin e punёs, dhёnё nga Presidenti i Kroacisё Ivo Josipoviç pёr presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në vijim Presidenti Nishani u takua në Zagreb me Zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit Philip Reeker, nё ditёn e dytё tё qёndrimit nё Kroaci.
Ambasadori Reeker shprehu urimet pёr zgjedhjet e 23 qershorit, tё cilat i vlerёsoi si mё tё mirat tё zhvilluara nё Shqipёri. Presidenti Nishani, pasi vlerёsoi procesin zgjedhor, nё tёrёsi, nё pёrputhje me standardet evropiane, shtoi se zgjedhjet dhe tranzicioni i pushtetit po dёshmojnё pjekurinё e popullit dhe klasёs politike shqiptare dhe tё demokracisё nё vend.
Presidenti Nishani dhe Ambasadori Reeker ndanë mendimin se ndarja e pushteteve dhe funksionimi normal i institucioneve tё pavarura janё jetёsore pёr njё demokraci tё shёndetshme dhe funksionale.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





