

Prishtinë, 1 korrik 2013, NOA- Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë seancës të së enjtes brenda dhe jashtë Kuvendit nuk kanë qenë një "puç" për shtetin dhe përpjekje për marrjen e pushtetit me dhunë, siç është interpretuar.
“Këto sjellje më shumë i konsideroj si një papjekuri politike”, ka thënë Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq ai nuk është ndalur gjatë në pjesën se atij i ishte marrë mikrofoni nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Krasniqi ka thënë shkurt se e tëra është reflektuar edhe në publik dhe nuk ka nevojë për shumë komente../t.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





