

Durrës, 1 korrik 2013, NOA.al- Policia Kufitare e Portit të Durrësit bëri të mundur arrestimin e një 67 vjeçari të akuzuar për pastrim parash.
I ndaluari është shtetasi italian Bruno Ricciarelli, banues në Perugia Itali, me shtetësi italiane.
Arrestimi i tij u be pasi gjatë verifikimeve të kryera në momentin e daljes nga territori i shqiptar nëpërmjet Portit të Durrësit, gjatë përpunimit të të dhënave rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet gjermane, për veprën penale “Pastrim parash”.
Ricciarelli është shpallur në kërkim nga Interpoli më date 18 qershor 2013. Në vijim të veprimeve proceduriale u krye sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dokumenteve personale të tij.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





