

Qeveria amerikane do t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me përgjimin e zyrave të përfaqësive të BE-së në territorin e SHBA-së nëpërmjet kanaleve diplomatike, deklaruan burime pranë Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
Uashingtoni deri tani nuk ka bërë asnjë koment publik rreth akuzave që i janë adresuar atij për survejimin e BE-në, të cilat u shfaqën menjëherë pas publikimit të fragmenteve nga dokumentet e klasifikuara të publikuara prej Edward Snowden.
Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i kërkoi në lidhje me këtë fakt një shpjegim të plotë Shteteve të Bashkuara. Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, tha se në qoftë se informacioni i Snowden është i vërtetë, atëherë kjo praktikë është e krejtësisht e papranueshme.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





