Transmetuar më 01-07-2013, 11:39

Prishtinë, NOA.al – Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë që po qëndrojnë në Bruksel kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme lidhur me zbatimin e marrëveshjes.

Pala serbe të hënën e ardhshme, më 8 korrik kur pritet të vazhdojnë këto takime për të gjetur zgjidhje në temat e mbetura pezull deri tani, do t’i prezantojë palës së Republikës së Kosovës dhe ndërmjetësve të Bashkimit Evropian listën e gjyqtarëve që deri tani e kanë luftuar shtetësinë e Kosovës, duke punuar në gjykatat paralele në veri, për t’i rekrutuar në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, raporton korrespondentja e Noa.al.

“Krahas kërkesës së serbëve për integrimin e gjyqtarëve dhe policëve, pala kosovare do t’i paraqesë kriteret dhe mundësitë që ka për të absorbuar staf të ri”, ka thënë zv.kryeministrja Edita Tahiri, e cila i udhëheqë ekipet e Kosovës në këtë proces dialogu./t.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit