

Ajo ishte duke performuar skenën e fundit, por i rezultoi tragjike. Sarah Guyard-Guillot një nga akrobatet e shquara të cirkut të famshëm kanadez Cirku i Diellit.
31 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, e njohur me emrin e artit Sassoon, vdiq sonte natën në Spitalin e Las Vegas, pas rënies që pësoi nga 15 metra lartësi gjatë spektaklit të cirkut Ka.
Ky është i pari incident me vdekje gjëtë një shfaqjeje për cirkun e famshëm kanadez, protagonist së fundi edhe në dokumentarin Cirque du Soleil 3D, realizuar nga James Cameronm.
Akrobatja, që kishte 22 vjet që merrej me cirk humbi kontaktin me litarin e sigurisë dhe ra në skenë. Spektatorët fillimisht menduan se ishte moment i shfaqjes, pa menduar se ishte tragjedia për akrobaten e njohur.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





