
Të dhënat po ngarkohen...

Fushë Krujë, NOA.al – Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur gjatë natës së sotme në një pikë bastesh në qendër të qytetit të Fushë Krujës.
Noa.al mësoi se, nuk ka pasur viktima nga kjo ngjarje vetëm dëme materiale. Shpërthimi është kryer me tritol, konfirmoi policia në vendngjarje. Dyshohet se është tentuar vjedhja e pikës së bastit, që ndodhet në qendër të qytetit.
Ka ende pak informacion për ngjarjen, por policia nisi menjëherë hetimet.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
