
Të dhënat po ngarkohen...

Nëntëmbëdhjetë zjarrfikës raportohet se kanë vdekur duke luftuar me flakët në shtetin jug-perëndimor amerikan Arizona.
Autoritetet thonë se zjarrfikësit vdiqën gjatë përpjekjeve të tyre për të shuar zjarrin në qytezën e vogël Yarnell, 1300 në veri-perëndim të Phoenix.
Shpërndarja e shpejtë e flakëve, ka bërë që dhjetëra shtëpi të evakuohen nga zona, raporton RFE.
Mediet lokale thonë se flakët tani janë shpërndarë në një sipërfaqë prej më shumë se 800 hektarë.
Zjarri ka nisur të premten, dhe është shpërndarë shpejt nga erërat dhe temperaturat e larta.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
