Transmetuar më 27-06-2013, 11:05

Tetovë, 27 qershor 2013, NOA.al – Në Tetovë sot në mëngjes ndërroi jetë ish-kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) në Maqedoni, Abdurrahman Aliti. Ai ishte një nga liderët politik shqiptar, partia e të cilit ishte pjesë e pushtetit në Maqedoni nga pavarësimi i vendit deri në vitin 1998.

Ai ndërroi jetë pas një sëmundje që e kishte kapluar kohëve të fundit.

Aliti njihet me ardhjen e tij në krye të PPD-së pas turbulencave brenda kësaj partie në vitin 1994, kur pasoi edhe ndarja në fraksione me PPDSH. Për shumë vite ishte në krye të saj, duke qenë edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë. Karrierën e tij politike ai e përfundoi si ambasador i Maqedonisë në Sofje të Bullgarisë.

Aliti ka lindur në vitin 1945 në fshatin Zhelinë të Tetovës. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pasdite në varrezat e fshatit Zhelinë.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit