

Tiranë, 19 qershor 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e mërkurë, 19 qershor 2013.
Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Ish Kryeministri, Majko: Administrata do ndryshohet, është politike”.
Tituj të tjerë janë; “Moikom Zeqo: Duhet marrëveshje PS-LSI, për Kryeministrin. Malaj nuk është tradhtar”.
“Rezultati, SHBA: Pasoja nëse do të ketë mosmarrëveshje”.
Gazeta “Shekulli”, hapet me shkrimin kryesor, “Lleshi nën akuzë për 4.1 milionë euro. PS padit kryetaren e KQZ, pas dështimit të kontratës dhe numërimit elektronik”.
Tituj të tjerë janë; “Mërgim Hoxha. Polici i Berishës, sharje banale për Ramën dhe Metën”.
“Dritan Dajti: Do flas pas 23 qershorit, Duçkallarin nuk e vrava unë”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Pasoja të rënda po u prek vota, paralajmërimi i zyrtarit të DASH, Reeker”.
Tituj të tjerë janë; “Ermelinda Meksi: Ekonomia sfida e Shqipërisë pas zgjedhjeve”.
“Si u shkri grupi i ekspertëve që sollën Berishën në pushtet. Anëtarët e KOP, cilët bënë karrierë në PD e cilët u larguan”.
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Sondazhi i ADI: PD 45.6%, PS 40.9%”. Koalicioni i udhëhequr nga Berisha, vlerësohet nga qytetarët shqiptarë të pyetur në të gjithë vendin, si fitues i zgjedhjeve. Taksa e sheshtë preferohet mbi atë progresive. Gjendja ekonomike shihet më e përmirësuar në 4 vitet e fundit”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha: Rroga mesatare bëhet 700 dollarë, minatorët, 50 vjeç në pension”.
“Basha: Shqipëria do të refuzojnë modelin e Ramës, siç e refuzoi Tirana”.
“Pandeli Majko: Tirana është një bursë e madhe politike”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Papavrami, Hushi, Sala: Votojmë për Edi Ramën. Artistët shqiptarë të njohur në botë mesazh “Rilindas” për zgjedhjet”.
Tituj të tjerë janë; “Berisha: Po humba, pranoj verdiktin. Koalicion me Metën? Më pyesni pas zgjedhjeve të 23 qershorit”.
“Rusja 85-vjeçare, nga Stalingradi në azilin e Tiranës”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





