

Thuajse një mijë persona ishin të pranishëm në kishë për Veronica Vezzosi. Vajza gjeti vdekjen pak ditë më parë në një aksident rrugor dhe i shoqi i saj Simone De Fraja, vendosi ta priste si të ishte një martesë, në kishën e Sacro Cuore në sheshin Giotto dhe qëndroi krah saj deri në fund.
Kur shkoi në altar për përshëndetjen e fundit, De Fraja tha, “Ajo ishte fitorja ime e vërtetë, fitorja ime më e bukur. Ishte lulja ime e fushës, ma shkatërruan”.
Në atë moment një duartrokitke e gjatë shoqëroi lamtumirën e fundit për Veronicën, e cila u përcoll denjësisht nga i shoqi, i cili ishte çmendurisht i dashuruar me të.
Veronica ishte duke udhëtuar me makinën e saj kur u përplas nga një kamion pranë Casentino, në Itali.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





