

Tiranë, 7 qershor 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e premte, 7 qershor 2013.
Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Si kryetar i PS, skadon afati, Edi Rama nuk deklaron te ardhurat”.
Tituj të tjerë të gazetës: “Arqipeshkvi Mirdita, letër Gjeneral Lleshit: Shqetësuese nëse të shkarkuan se je katolik”.
“Arsimi mjekësor si përparësi kombëtare”.
“Elhaida Dani e Riccardo Cocciante sot në Tiranë”.
Gazeta “Shekulli”, hapet me shkrimin kryesor, “Meta: Me Ramën edhe pas zgjedhjeve”.
Tituj të tjerë të gazetës: “PS: Do të rishikojmë ndarjen e pronave”.
“Myslimanët, mashtrohen prej vitit 93, falen jashtë”.
“Historia e dashurisë mes DJ shqiptar dhe 13 vjeçares greke”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “Dje Komuniteti priste vendimin e zbardhur për të nisur ndërtimin. Lul Basha mashtron myslimanet për xhaminë”.
Tituj të tjerë janë; “Sot shansi i artë për Kombëtaren Shqiptare”.
“Gazetarët protestë para selive të PD, PS dhe KQZ-së”.
“Elhaida sot në Tiranë, Koçante merr dekoratë”.
“Shqipëria turistike”, plehra, gropa dhe bena”.
Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “Axhenda elektorale në Gramsh dhe "Kombinat", Berisha flet për rritje të re rrogash e pensionesh. Synimi, të rriten 2 herë më shumë se çmimet. Administrata, Qeveria rikthen pagën e 13-të”.
Tituj të tjerë janë; “Ristani: Saranda, jo modelit të Koço Kokëdhimës”.
“Rrugët, Basha: Cilësia tregon kontrastin e asaj që lamë pas”.
“Vrau për nder të dashurin e nënës, 12 vjet burg komandos”.
“Raportuesi gjerman: Të plotësohen vendet në KQZ”.
“Sot, sfida e madhe e kombëtares për "Brazil 2014"
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ofertat PD-PS. Taksë e sheshtë apo progresive, ja efektet në buxhet”.
Tituj të tjerë janë; “Eduard Selami: S’do kërkoj dorëheqjen e Berishës, edhe nëse humbasim zgjedhjet”.
“Meta: Ç’do bëjë LSI nëse PD del parti e parë, kryeministrin e vendos vota”.
“Mesazhi i Arvizu: Zgjedhjet, test për Shqipërinë, urojmë ta kaloni”.
“Kandidati i PS ngatërrohet me Kadelin, Rama: ai humbi rrugën”.
Gazeta “Tirana Observer” çelet me shkrimin, “Raporti, mjekimi iu kushton shqiptarëve më shumë se rroga”.
Tituj të tjerë janë; “Turizmi në Shqipëri, një shesh ndërtimi mes bunkerëve e mbeturinave”.
“Robert Papa: Pse u ftoha me Berishën, tani mbështes Topin”.
“De Biazi frenon euforinë: Norvegjia nuk është deçizive”.
Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





