
Të dhënat po ngarkohen...

Nxirret në shitje shtëpia ku jetoi Lee Harvey Oswald, vrasësi i John F. Kennedy, aty ku ai jetoi për gjashtë javë para se të vriste presidentin.
Banesa i përket familjes së Patricia Hall që nga viti 1942. “Këtë vit i takon edhe 50 – vjetori i vdekjes së Presidentit ndaj m’u duk moment i duhur për ta shitur”, ka thënë për mediat ajo.
Ndër të tjera Patricia ka shpjeguar se gjyshja e saj, e cila i dha me qira një dhomë Oswald-it, ndihej shumë në siklet madje edhe e poshtëruar që për këtë arsye, e lidhinin gjithnjë me vrasësin e presidentit.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
