







“Boom” i bimëve të rritura në dritare. Madje, dikush tenton, të rrisë edhe pemë në hapësirat e ballkoneve. Vetëm me qëllimin për të kursyer disa dollarë nga blerja e perimeve dhe frutave nëpër tregje apo super-markate.
Kjo është situata më e fundit e vënë re në Nju Jork, saktësisht në Brooklyn, ku në dritaret e shtëpive vihen re gjithmonë e më shumë qepë dhe domate të mbjella.
Mediat vendase, nga ana e tyre, e kanë cilësuar këtë si një modë, e cila ka lindur saktësisht me dëshirën për të kursyer para’ për ushqimin, në kuadrin e efekteve të krizës.
Por që aplikuesit, e saj, nga turpi ndoshta, kanë nisur ta justifikojnë me argumentin se duan që të sigurojnë cilësi organike të perimeve dhe frutave të tyre. E thënë ndryshe, ata duan që ato të jenë “bio”.
Bimët që po rriten në këto mjedise janë të shumta: domate qershi, speca të vogla, lakër jeshile, spinaq, marule etj, citojnë mediat vendase.
“Me pak fjalë, jo vetëm bimë dekorative të ushqimit, si borzilok ose majdanoz, por bimë të plota, me të cilat mund të përgatitësh një drekë apo darkë. Më ambicioze, si pemë, paraqitet limoni, si dhe fruta të tjera që nuk kërkojnë shumë tokë dhe hapësirë”, thuhet më tej në to.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





