


Thonë se ajo është mbyllur në një manastir, si dikur gratë e carëve, kur bashkëshortët e tyre nuk i donin më. Ky është thashethemi që qarkullon aktualisht në Rusi, për Zonjën e Parë, bashkëshorten e liderit të njohur të këtij vendi, Vladimir Putin.
Dhe ata që po e fabrikojnë atë nga dita në ditë, janë pikërisht njerëzit që kanë ngritur dyshime të forta mbi mungesën e gjatë të Ludmillës në publik, ndryshe nga sa pritej të ishte prania e saj si Zonja e Parë ruse.
Por edhe kur ajo është shfaqur, e shumta në ndonjë festë bamirësie, kritikët me të drejtë, kanë vënë re, se ajo nuk ka folur kurrë. Duke i dhënë kështu portretizimin e një murgeshe të vërtetë, të cunguar për të thënë atë që mendon realisht dhe për t’u shfaqur siç është në të vërtetë.
Ndërkaq, ajo që ka bërë më shumë përshtypje, ka qenë pikërisht mungesa e Ludmillës, gjatë festës masive të Pashkëve, ku të gjithë rusët e fuqishëm ishin të shoqëruar nga zonjat e tyre, me një vello mbi kokë dhe një qiri në dorë. Vetëm Putin, u paraqit me një burrë gjatë ceremonisë, kryebashkiakun e Moskës, Sergei Sobian.
e.t/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





