

Truri ynë është në gjendje të prodhojë “valium” vetë. Zbulimi është bërë i njohur në revistën “Neuron”, falë studiuesve të Stanford University School of Medicine në California të drejtuar nga John Huguenard, të cilët kanë zbuluar se truri vetëprodhon një proteinë të vogël me efekte qetësuese dhe mekanizëm veprimi të ngjashëm me valiumin.
Siç informon Noa.al, bëhet fjalë për një proteinë të quajtur “BDI” dhe mund të jetë thelbësore për të prodhuar ilaçe kundër stresit dhe epilepsisë.
Benzodiazepine, ilaç kundër ankthit dhe kundër pagjumësisë që krijon varësi, veprojnë në tru duke ndihmuar neurotransmetuesin qetësues.
Pas një sërë eksperimentesh mbi minjtë, shkencëtarët zbuluan se molekula natyrale BDL, bën të njëjtën gjë si qetësues, për më tepër aktivizon një zonë kyçe nga ku kanë origjinën sulmet epileptike.
Sipas studiuesve ky mund të jetë fillimi i një kërkimi të ri që mund të çojë në krijimin e ilaçeve të reja kundër epilepsisë dhe ankthit.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





