Transmetuar më 31-05-2013, 19:21

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese, më të theksuara në veri dhe qendër të territorit. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Po ashtu, edhe pasditja do të vijojë me kthjellime, vranësira dhe shira të karakterit lokal. Parashikohet që edhe gjatë natë vranësirat dhe shirat të jenë të pranishme në vend.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gatë vlerave minimale, ndërsa në vlerat maksimale do të ketë një rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do të jetë 2 ballë.

Europa

Alpet Europiane dhe juglindja e kontinentit do të ndikohen nga masa ajrore të paqëndrueshme, për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese. Më problematike situata paraqitet në zonën e alpeve ku shirat do të jenë me intensitet të lartë. Gjithashtu, kalimi i një sistemi frontal drejt rajonit të balltikut dhe vendeve nordike do të bëjë që edhe në këto rajone të dominojnë shirat dhe stuhitë e forta të erës. Për sa i përket Europës Jugperëndimore, Qendrore dhe ishujt britanike do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit