Transmetuar më 31-05-2013, 16:06

Ajo është konsideruar shpesh si një nga femrat më të bukura në botë, por pavarësisht se ka afro 3 dekada sukses, Cindy Crawford vazhdon të tërheqë me trupin e saj, njëlloj si në rininë e artë.

Duke pranuar se ka ditë që rrobat nuk e nxënë, 47 vjeçarja pranon se dëshiron që të heqë 5 kilogramë nga trupi i saj në mënyrë që 50 vjetori të mos e gjejë mbipeshë, por pranon se është shumë e vështirë për tu bërë.

Duke folur për “The Edit”, nëna e dy fëmijëve thotë se ndihet si çdo grua e zakonshme, pavarësisht statusit të supermodeles.

“Unë jam një grua e zakonshme, ndonjëherë ndihem e bukur, ndonjëherë jam keq. Rezymeja ime aktuale është, se jam 50 vjeç, do të doja ta mbaja në kontroll trupin tim, dhe më duhet shpesh të heq dorë nga disa ushqime apo pije. E di që mund të bie 5 kilogramë, por nuk dua të bëhem e varur nga sallata dhe të heqë dorë nga argëtimet e mia”, shprehet 47 vjeçarja citon Noa.al.

Në një shërbim fotografik të sajin e veshur nga Balmain, Emilio Pucci, Donna Karan, Victoria Beckham, Dolce & Gabbana dhe Guçi, modelja shkëlqen njëlloj si në kohët e arta.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit