

Shkup, 31 maj 2013, NOA.al- Eurokomisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Stefan Fyle nuk e ka komentuar anulimin e Samitit të Ohrit për procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).
“Nuk do të doja të komentojë se ideja e tillë për të anuluar këtë takim ishte e mirë apo e keqe. Duke marrë parasysh informacionet lidhur me vendet që ishin përgatitur për pjesëmarrje, nuk ka pasur opsione të tjera. Për mua ishte me rëndësi që të sigurohet takimi ministror dhe organizatorët në këtë drejtim patën sukses”, theksoi Fyle sot në Ohër në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të SEECP.
Diskutimet e këtij takimi i vlerësoi si shumë transparente dhe të hapura. “Me rëndësi për mua është inkluziviteti i këtij takimi. Ajo që ne jemi ulur në të njëjtën tryezë duke përfshirë edhe Kosovën si mysafirë special”, theksoi Fyle.
Fyle gjatë ditës do të qëndrojë në takimin e ministrave të jashtëm në Ohër, ndërsa në mbrëmje pritet të udhëtojë drejt Brukselit.
Samiti i presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve të SEECP u anulua nga presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, për shkak të mosftesës së Kosovës, e cila nxiti bojkotimin e këtij takimi nga ana e Shqipërisë, Kroacisë dhe vendeve tjera.n.p/a.y/noa.al
Kosova e paftuar, anulohet samiti i Ohrit
Kosova e paftuar në samitin e Ohrit, Nishani bojkoton punimet
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





