

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka dhënë një deklaratë befasuese për rolin e saj si nënë. 36 vjeçarja, e dashura e futbollistit Gerard Pique e cila 4 muaj më parë solli në jetë djalin e saj, Milan, është e apasionuar pas çdo veprimi ndaj djalit, përfshi dhe ushqyerjen.
Gjatë një interviste për “Us Weekly”, ajo u shpreh, “Ushqyerja me gji është një prej eksperiencave më të mira në jetën time. E adhuroj. Nuk ndal dot. Mendoj se do e ushqej tim bir me gji deri sa të shkoj në shkollë. Jam e përkushtuar”.
Ajo shton se në këtë mënyrë e ndihmon shumë Milan, ndërsa sa i takon trupit të saj sqaron se është dobësuar pas lindjes, por se ka ende punë për të bërë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





