

Beatriz është 22 vjeç dhe jeton në El Savador, është në javën e 25 të shtatzënisë dhe është e prekur nga një sëmundje, lupus eritematoso sistemico, e cila mund ta vrasë gjatë lindjes.
Fetusi që mban në bark rezultoi anencefalico, i mungon një pjesë e trurit. Gjykata e Lartë në Salvador siç raporton Noa.al, i ka mohuar Beatriz autorizimin për një abort, pasi në vend cilësohet ilegal.
Zgjedhja vjen nga qeveria, “Operacion cezarian në rrezikun e parë”. Në 11 prill Beatriz kërkoi autorizimin për një abort terapeutik, i cili është i ndaluar nga legjislacioni lokal.
Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën, pavarësisht se kishte një mbështetje nga ekipi mjekësor që ndjek rastin e gruas dhe të një numri të madh shoqatash jofitimprurëse, duke thënë se “të drejtat e nënës nuk mund të dalin mbi ato të foshnjës dhe e kundërta”.
Në fillim të muajit mars Beatriz shkoi në spitalin e Rosales në gjendje të rëndë, ulçerë dhe temperaturë e lartë prej dy javësh.
Analizat nxorën menjëherë në pah faktin se gruaja është në javën e 13-të të shtatzënisë dhe që fetusi është me probleme në pjesën e trurit.
Mjekët e spitalit duhet ta operonin për të ndërprerë shtatzëninë, por aborti në Salvador nuk është i ligjshëm, ndaj duhet ti drejtoheshin fillimisht gjykatës.
Por pas një pritje prej shtatë javësh, gjykata e përbërë nga katër burra dhe një grua, refuzoi autorizimin.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





