Transmetuar më 31-05-2013, 12:14

Seanca e sotme në Gjykatën e Lartë në Greqi shtyu për javën që vjen vendimin për ekstradimin ose jo të Arben Frrokut, të dyshuarit për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Avokati grek i Frrokut bëri të ditur se, çështja ndaj klientit të tij është politike dhe se ai nuk duhet të ekstradohet, por  duhet të lihet i lirë. “Arben Frroku duhet të lihet i lirë dhe më pas të përballet me drejtësinë shqiptare. Çështja ndaj tij është politike, pasi ai është kandidat për deputet të qarkun e Shkodrës” tha ai, bën të ditur Noa.al.

Drejtësia shqiptare kërkon ekstradimin e Frrokut, pasi dyshon se është autor i vrasjes së kryekomisar Lamajt, krim i ndodhur në 24 shkurt, në zonën e “Vasil Shantos”. Arben Frroku u arrestua pa kaluar as 24 orë pas ekzekutimit të komisar Lamajt, në një hotel në Selanik të Greqisë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit