

Shkup, NOA.al – Komisioni për lustrimin në Maqedoni ka publikuar emrat e tre personave që ishin përfshirë në filtrin e lustrimit.
Në mesin e tyre është edhe profesori universitar dhe ish-ministri i brendshëm, Lubomir Frçkovski, që ishte edhe kandidati për president nga radhët e opozitës maqedonase në zgjedhjet e fundit presidenciale.
Ndërsa dy të tjerët janë Gjorgji Tonovski, profesor në Universitetin FON në Shkup dhe Petar Karajanov, ish-sekretar dhe ish-kryetar i Komitetit të Qytetit të Lidhjes Komuniste në Shkup.
Sipas vendimit të Komisionit, këto tre persona nuk duhet të kryejnë funksione publike dhe se atyre i hiqet kjo e drejtë.
Ish-ministri Fërçkovski, si një figurë kontraverse dhe një kundërshtar i pushtetit aktual u vlerësua nga komisioni se kishte qenë urdhërdhënës gjatë mandatit të ministrit të brendshëm për ndjekjen e disa personave gjatë periudhës 1992- 1996. /n.p/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





