

Vlorë, NOA.al – Në 63 vjeçare nga Vlora në bashkëpunim me një bashkëqytetasin e saj kanë falsifikuar dokumentat duke përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 105 mijë metra katror tokë truall.
Policia e qytetit të Vlorës i tha Noa.al se u sekuestrua e gjithë kjo pasuri, ndërsa me akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Falsifikim dokumentesh” u arrestua Xhulieta Anastasiadhi, 63 vjeç, dhe u shpall në kërkim Mihail Rrapaj, 56 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare (Vendimeve të Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe firmave te personave të ndryshëm), kanë përvetësuar në favor të tyre sipërfaqet prej 3 mijë metra katror tokë truall e ndodhur në qytetin e Vlorës ku aktualisht janë duke u ndërtuar nga sipërmarrës të ndryshëm objekte shumëkatëshe.
Po ashtu kanë përfituar 14 mijë metra katror tokë truall të ndodhura në Komunën Qendër, 3. 88 mijë metra katror tokë e ndodhur në fshatin Bunavi, duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të Repartit Ushtarak.
Pasi i kanë përvetësuar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasuritë e mësipërme këta shtetas i kanë shitur ato disa herë në favor të personave të tretë kundrejt shumave të konsiderueshme.
Vlera e këtyre trojeve në total në treg kap shifrën e mbi 3 milion eurove. Organizatori i këtij aktiviteti të paligjshëm të falsifikimit të dokumenteve zyrtare” dhe Pastrimit të parave” ishte shtetasi Mihail Rrapaj.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





