
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, NOA.al – Policia e Tiranës arrestoi pak minuta pasi kishte vjedhur një automjet, shtetasin Bledar Kotorri, 21 vjeç.
Siç bën të ditur Noa.al, autori, banor i lagjes Kombinat kishte vjedhur makinën e sportistes Klodiana Shala në rrugën “Riza Cerova”dhe po largohej nga vendi i ngjarjes kur është vënë në pranga nga njësia elitë e policisë, “Shqiponja”.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
