

Mënyra më e mirë për të djegur kaloritë është të stërviteni herët në mëngjes dhe mbi të gjitha me stomakun bosh.
“Trupi ynë tërheq energji nga të dyja burimet, sheqernat dhe yndyrnat”, shpjegon Enrico Arcelli, profesor i departamentit të shkencave dhe sportit në Universitetin e Studimeve në Milano.
Nëse duam të dobësohemi shpejt është e nevojshme para së gjithash të zbrazni sa më shumë të mundni trupin nga sheqernat, në mënyrë që organizmi të tërheqi yndyrnat sa më shumë. Me vaktin e darkës sheqernat futen në muskuj dhe në mëlçi, por gjatë natës niveli i shqerit ka tendencë të bjerë. Për këtë arsye, nëse stërvitemi përpara se të hamë mëngjes, pas pak minutash trupi ka tendencë duke qenë pa sheqerna të fillojë e të djegë më shumë yndyrna.
Aktivitetet që këshillohen më shumë janë areobia, noti, ose biçikleta. Këto lloj sportesh janë më të përshtatshme për t’u dobësuar pasi stimulojnë metabolizmin.
Stërvitja esëll mund të bëhet tre ose katër ditë në javë, më mirë nëse është e alternuar.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





