Transmetuar më 30-05-2013, 20:34

Beyonce e ka kapërcyer me shumë sportivitet gjestin e një fansi të saj, i cili e goditi në të ndenjura gjatë kohës që ajo performonte në skenë.

Ngjarja ndodhi në Kopenhagen kur këngëtarja ishte në mes të interpretimit të këngës “Irreplaceable”.

Sikur mos të kishte ndodhur asgjë, Beyonce kishte vazhduar koncertin. Incidenti ishte kapur në kamerë nga një fans është publikuar online.

Beyonce, 32 vjeçare aktualisht është në qendër të spekulimeve për një shtatzëni të dytë. Zërat për këtë filluan pasi ajo ishte detyruar të anulonte një koncert në Belgjikë me kërkesën e mjekëve.o.k./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit