Transmetuar më 30-05-2013, 20:17

Koplik, NOA.al – Ne nuk ju tregojmë përralla, por zotohemi se do t’i japim Malësisë së Madhe dhe gjithë Shqipërisë se do t’ju japim një qeveri që shkon krah për krah me ju, tha kryetari i Partisë Socialiste në një mitin në Koplik të Shkodrës.

Sipas Ramës, zgjedhja e 23 qershorit është shumë e qartë ose rrënim i mëtejshëm me rritje të papunësisë, rritje të borxheve, rritje të krimit, falimentim të bizneseve, me shërbime sipas xhepit jo sipas nevojës, me shëndetësi të kalbur”, tha Rama. “Ose rrugën e rilindjes më punësim real, mbështetja për familjet, ulje taksash, taksën e biznesit të vogël brenda 100 ditëve, përgjysmimin e taksës, që biznesit të marrin frymë, heqjen e taksës 20% për qumështin, vajin, miellin”, vijoi Rama citon, Noa.al.

Vota e 23 qershorit është një votë për të ndarë a e duam shëndetësinë sipas xhepit apo e duam falas, për të pasur e të varfër, falas për ata që jetojnë në qytet apo në fshat. Votë që fëmijët e sotëm të mos jenë qytetarë të dorës së dytë të Evropës.

“Në 23 qershor njerëzit duhet ta ndajnë mendjen që vota vlen, për të vënë në krye një qeveri të re që i shërben popullit, kombit tonë”, tha Rama. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit