

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
E Premte, 31 Maj 2013
Është koha tani për të ndarë miqtë e vërtetë nga ata mashtrues, si edhe të rishikoni marrëdhëniet e ngushta tuajat. A mendoni se miqtë, të afërmit dhe të njohurit tuaj janë gjithmonë në dispozicion për ty? Ose kur ju keni një problem, ata nxitojnë dhe tregojnë shumë kujdes? Bëni një ekzaminim serioz rreth kësaj dhe kështu, të vendosni se kush nuk e meriton vëmendjen tuaj. Ju keni gjithashtu një perceptim të mirë për të kërkuar dhe gjetur armiqtë tuaj.
Një Hënë e mirë gjatë ditës së sotme mbron sferën e marrëdhënieve tuaja të miqësisë, jetën shoqërore, si edhe ndihmën e kërkuar prej jush nga njerëz me influencë. Rritni konsensusin nga njerëzit që ju respektojnë dhe të cilët ti i respekton. Eshtë ora për të ndërmarrë veprime, për shkak se parashikohen momente të veçanta me fat për çdo punë që ka lidhje me projektet apo edhe shtëpinë tuaj.
Hëna negative në shenjën tuaj sot, mund të ndikojë për të ndryshuar pak humorin tuaj. Yjet e tjerë, duket se janë të fuqishëm në favor të sferës suaj profesionale dhe ju shoqërojnë deri në fund të muajit. Një shans i vërtetë i suksesit. Shkathtësia dhe kreativiteti ju bëjnë që të arrini momente të rëndësishme për veprimet tuaja. Jini krenar për veten. Marsi hyn në shenjë dhe në ditët e ardhshme, duke bërë që energjia dhe shkathtësia të arrijnë nivele të larta.
Merrni përparësi sot nga ndikimet e mira të yjeve për të fituar mbi njerëzit dhe idetë që i keni kundër, dhe t’u gëzoheni gjërav të bukura që pritet të ndodhin. Ndërkaq, një ndhenjë bashkëfajësise do të prejë jetën tuaj si të e martuar. Kurse jeta single, do të jetë e ndërprerë nga takimet, si edhe vendimet që paraqiten të suksesshme tani më shumë se kurrë me mbrojtjen e Mërkurit në shenjën tuaj. Mos rrini në heshtje në shtëpi. Por dilni dhe jetojeni jetën tuaj duke i mbajtur antenat tuaj të drejtuara mirë ndaj personave të shenjës së Peshqve dhe Akrepit.
Në fushën e garancive profesionale dhe atyre financiare, rezultatet e suksesit sot duket se janë të mira, sidomos për ata që punojnë shumë dhe pa u lodhur. Ndonjëherë mëkati i cektësisë apo një sjelljeje të caktuar, del në sipërfaqe, por tani ju e dini se çdo gjë duhet marrë me seriozitet dhe me një autoritet që u përshtaten edhe ju. Implikime të mundshme në çështjet e trashëgimisë, si edhe në një investim afat-gjatë.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, flet për një fund muaji mjaft të qetë, pa incidente të mëdha, por edhe të këndshme në të njëjtën kohë. Do të shoqëroheni me njerëz që janë jo vetëm të bukur, por që në të njëjtën kohë, ngjallin edhe interesin tuaj me kulturën e tyre dhe njohuritë e tyre. Yjet ju rekomandojnë në të njëjtën kohë që ta gjeni kohën e duhur për të shpenzuar atë siç duhet me miqtë të cilët kanë provuar të jenë bujarë me ju.
Bashkëveprimi i punës dhe arritjeve, është në plan të parë gjatë ditës së sotme. Ju sugjerohet që të merrni përsipër çdo përgjegjësitë dhe t’i besoni atij që vazhdon të ketë guximin e veprimeve tuaja. Sot juve personalisht nuk ju mungon vullneti për të vepruar. Avancim në karrierë për ata që janë të vetë-punësuar, por edhe për ata të cilët janë të punësuar tek të tjerët. Implikime interesante në fushën e parave.
Fundi i majit është ideal për dashurinë tuaj, prandaj jetojeni me fantazi dhe sensualitet. Mocionet astrale të ditës së sotme janë të gjitha në favorin tuaj, duke ju premtuar fuqi edhe në marrëdhëniet romantike, të cilat mund të jenë dëmtuar nga monotonia. Bukuria juaj të veçantë mund t’ju jap një shans për takime. Nuk bëhet fjalë vetëm për një aventurë të goditur. Kjo është koha e dashurisë së jetës suaj.
Mos i zbuloni detajet e jetës tuaj private për njerëzit që nuk mund t’ju sigurojnë sekretin e tyre. Në punën tuaj, duhet të provoni të jeni i saktë dhe i vëmendshëm, të gatshëm për të bërë disa sakrifica të vogla në mënyrë që të jepni dëshmi të vullnetit tuaj të mirë. Vizioni që keni ndaj gjërave, ju ndihmon për të bërë një hap të madh.
Në këtë ditë të fundit të muajit mund të lindin miqësi të frymëzuara nga idealet e përbashkëta. Udhëtimet ju sigurojnë takime dhe momente interesante, të aftë për të hapur shtigje të reja në jetën tuaj sociale dhe kontaktet. Fertiliteti i imagjinatës dhe i aktivizmit tuaj në shoqëri, janë përkrahës të zgjerimit të kontakteve sociale dhe projekte për t’u shënuar në jetën e çdo ditë. Jeta shoqërore dhe miqësitë, paraqiten në krye. Dilni dhe dedikojini disa orë shëndetit të mendjes suaj.
Lëvizjet e favorshme astrale të kësaj periudhe, ju bëjnë të prisni një rritje të hyrjeve të parasë dhe lëvizjeve të favorshme financiare. Mund ta përballoni kryerjen e disa shpenzimeve, si edhe të fitoni nga disa raste që paraqiten me fat për ju. Përshtateni veten në disa shpenzime të mira, sidomos në fushën e bukurisë dhe argëtimit.
Hëna dhe Saturni në shenjën tuaj, ju ofrojnë qetësi dhe dashuri, e kumtojnë një ditë të marrëdhënieve të mira ndërpersonale dhe maturitet në mendimet dhe zgjedhjet që duhet të bëni sot. Dashuria gjen forcën e saj në bashkëpunim dhe mirëkuptim, falje dhe thellësinë e ndjenjave. Mos e lejoni temperamentin tuaj melankolik ta shkatërrojë ditën tuaj.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology
HOROSKOPI 2013
Lexoni edhe HOROSKOPIN JAVOR
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





