Transmetuar më 30-05-2013, 16:22

Një deputet italian anëtar i partisë së Silvio Berlusconit do të paraqesë sot një projektligj për njohjen e martesave civile mes personave me të njëjtën gjini, në mënyrë që ata të kenë "të njëjtat të drejta si çiftet heteroseksuale".

"Ne jemi shumë prapa në aspektin e të drejtave civile në Itali", deklaroi Giancarlo Galan, deputet i Popullit të Lirisë.

"Me propozimin tim çiftet me të njëjtën gjini do të kenë të njëjta të drejta dhe të njëjtat detyrime ashtu si çiftet heteroseksuale duke përfshirë shpalljen e martesës, mbrojtjen sociale apo trashëgiminë.

"Këto janë të njëjtat rregulla, që kontrollojnë martesën", deklaroi deputeti.o.k/noa.al

Franca ligjëron martesat homoseksuale

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit