

Tiranë, 30 maj 2013, NOA.al- Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë së ditës së sotme bëri me dije se Shqipëria ka bërë progres të madh në fushën e dixhitalizimit dhe teknologjisë, duke u bërë lider në fushën e teknologjisë dixhitale.
Ai bëri me dije se shqiptarët marrin internet me kosto më të ulët se sa vendet e tjera përreth.
Ndër të tjera Berisha bëri me dije se janë një numër i madh legalizimesh që miratohen gjatë kësaj mbledhje.
Kryeministri tha në vijim se Këshilli i Ministrave do të vendosi sot miratimin e përcaktimit të procedurës së shenjimit të naftës, duke i dhënë fund abuzimit me karburantin.
Sipas tij, kjo bën që të parandalohet abuziviteti i përzierjes dhe përdorimi i karburanteve të dëmshme, pasi shenjimi qartëson çdo lloj manipulimi që bëhet me karburantin.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





