Transmetuar më 30-05-2013, 15:00

Tyler James Deutsch 25 vjeç, nga Roy, Uashington, akuzohet se ka dhunuar vajzën 6 javëshe të së dashurës së tij, pasi vogëlushja nuk pushonte së qari.

25 vjeçari e kishte futur vajzën në frigorifer, në pjesën e freskisë dhe pas kësaj ishte shtrirë të flinte i qetë.

Ai nuk mbante mend ta kishte nxjerrë foshnjën nga frigoriferi deri sa e dashura e tij kishte ardhur në shtëpi dhe kishte pyetur për të bijën.

Kur kjo e fundit tentoi të telefonoi policinë, Deutsch e ndaloi pasi nuk donte të kishte probleme, kështu që gruaja vrapoi jashtë duke u kërkuara fqinjëve që ti jepnin ndihmë.

Pas kësaj vogëlushja u dërgua në spital, ku ishte thuajse e ngrirë, ndërsa kishte një krah të thyer, një këmbë të thyer dhe frakturë në kokë.

Ndërkaq 35 vjeçari u arrestua i akuzuar për dhunë dhe keqtrajtim ndaj të miturve.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit