Transmetuar më 30-05-2013, 17:26

Banorët vazhdojnë të qëndrojnë në kopsht duke biseduar, ndërsa shijojnë rrezet e diellit, ndërkohë që Iliri tregon për minuta të tëra për qytetin e Firences.

Ndërsa më vonë banorët tregojnë për ngjarje të çuditshme që kanë dëgjuar, kur njerëz të veçantë përjetojnë ndjesi të çuditshme dhe kanë energji të jashtëzakonshme, ndryshe nga njerëzit normalë. Anaidi tregon për një fëmijë të cilit i shkruheshin në trup ajete të ndryshme kuranore, ndërsa të gjithë çuditen dhe e komentojnë këtë ndodhi si diçka shumë të çuditshme, por të vërtetë. Ata marrin shkas nga kjo histori dhe fillojnë të tregojnë ngjarje të ndryshme të dëgjuara apo të jetuara nga njerëz të afërt.

Më vonë banorët i merr uria dhe fillojnë të hedhin ide mbi ushqimin që kërkojnë të gatuajnë për ditën e sotme për drekë.

Ndërsa më vonë djemtë fillojnë të flasin për stadiumet në botë dhe infrastrukturën e tyre të veçantë, kurse Elona i dëgjon me kuriozitet komentet dhe faktet që ata përmendin teksa tregojnë.

Të tre djemtë, Iliri, Shpendi dhe Anaidi dalin sërish në kopsht e fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, duke treguar histori të ndryshme.

Iliri tregon për një lidhje që ka pasur para lidhjes së tanishme dhe për mënyrën se si e ka humbur ish-të dashurën. Ai tregon se ajo ishte në gjendje shumë të mirë ekonomike e gjithashtu ishte shumë simpatike, por gjërat mes tyre nuk ecën mirë dhe lidhja përfundoi drejt ndarjes. Shpendi i thotë me shaka se ai do ta kishte jetën e siguruar nga ana ekonomike dhe se ka bërë gabim që është ndarë me të, por Iliri tregon historinë se si ai ka arritur drejt ndarjes për shkak të një tradhtie nga ana e tij dhe thekson se nuk mund ta mbante me zor një lidhje vetëm duke vlerësuar anën ekonomike, kur gjërat mes tyre nuk shkonin mirë.

Djemtë marrin shkas nga historia e Ilirit dhe fillojnë të tregojnë për lidhjet e tyre dhe surprizat që i kanë bërë ish-të dashurave, ndërsa qeshin e bëjnë shaka me nëjri-tjetrin.

Ndërsa djemtë diskutojnë e ndajnë eksperienca me nëjri-tjetrin, Elona përfundon sistemimin e rrobave në dhomën e gjumit dhe shkon për të bërë dush.

Pak minuta më vonë, djemtë shkojnë në kuzhinë dhe bëhen gati për të ngrënë drekë së bashku, ndërkohë që me ta vetëm pas pak minutash bashkohet edhe Elona. Të ulur rreth tavolinës, banorët fillojnë të bisedojnë me nëjri-tjetrin për shoqërinë dhe sakrificat që duhet të bësh për të mbajtur një shoqëri. Elona mendon se shoqëria arrin të mbahet vetë, nëse është shoqëri e vërtetë, mendimin e së cilës e përkrah edhe Shpendi, i cili shprehet: “Shoqëria e teston vetë veten”. Ndërsa Iliri dhe Anaidi mendojnë se shoqëria ka nevojë për përkushtim. Ata bisedojnë për disa minuta, ndërsa vazhdojnë të drekojnë së bashku.

Gjeni këtu, gjithçka ndodh në shtëpinë e Big Brother Albania 6 Big Brother 6 është një prodhim i Digitalb dhe Top Channel

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit